Home Lajmet kryesore Shokuese: 10 të sapolindur digjen në zjarr në një spital në Indi

Shokuese: 10 të sapolindur digjen në zjarr në një spital në Indi

10 të sapolindur kanë humbur jetën në Indi pas një zjarri që shpërtheu në një spital. Disa anëtarë të stafit mundën të shpëtonin 7 foshnja të tjera nga flakët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një spital në shtetin perëndimor të Maharashtra-s.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka përshkruar incidentin si një tragjedi të vërtetë.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende dhe autoritetet po vijojnë hetimet. Flakët shpërthyen rreth orës 02:00 me orën lokale. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Loading...