Home Lajmet kryesore “2 fëmijë në terapi intensive”, Eugena Tomini ngre alarmin: Janë ezauruar 75%...

“2 fëmijë në terapi intensive”, Eugena Tomini ngre alarmin: Janë ezauruar 75% e shtretërve

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën e vështirë me Covid-19 që po kalon vendi ynë së fundmi.

Tomini tregon se janë 2 raste fëmijësh në terapi intensive shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa apelon që të mos neglizhohet asnjë shenjë e virusit.

“Moshat pediatrike janë evidentuar si rrjedhojë e hetimit epidemiologjik pa shfaqur shenja klinike të moderuara apo të lehta. Është 0.7 % e pozitivitetit në rang kombëtar. Pediatria është përballur me fluks të respiratoreve të tjera. Kemi rreth dy raste në terapi intensive dhe pjesa tjetër janë në pavijon. Nuk duhet të neglizhohet asnjë shenjë dhe të vendosim diagnozë. Shenjat klinike të një infeksioni viral janë të njëjta, por Covid ka shfaqur temperaturë 37.5 te fëmijët e vegjël, është e lartë dhe shenjat klinike nuk duhet të neglizhohen. Theksoj që nuk duhet të neglizhohet asnjë rast te mosha pediatrike,”- tha ajo.

Tomini e përshkruan situatën aktuale me Covid-19 si mjaft delikate, duke theksuar se ka prekje të grupmoshave të reja aktive .

“Situata është delikate, kemi raste humbje jete, raste në terapi intensive dhe të intubuara. Këto indikatorë tregojnë që Covid po sjell një klinikë të ashpër. Ka prekje të grupmoshave të reja aktive”., deklaroi Tomini për “A2CNN”.

Ndër të tjera, Tomini u ndal dhe te situata në spitale. Ajo u shpreh se 74% e shtretërve janë ezauruar deri më tani, duke shtuar se nuk ka vend për panik sepse vendi ndodhet ende në skenarin e parë të përgjigjes ndaj pandemisë.

“Parashikimet për vetë sezonin favorizojnë bashkimet familjare, të qëndruarit në grup dhe shumë të tjerë që prishin distancimin fizik dhe sjell të kemi aktivitet dhe transmetueshmëri. Nuk kemi ezaurim të kapaciteteve spitalore, nga 855 shtretër kemi ezaurim të 74% të shtretërve dhe reanimacioni 44 %. Jemi akoma në skenarin e parë; përgjigje spitalore të shërbimit shëndetësor dhe për të mos krijuar panik dhe vigjilenca nuk duhet humbur. Ka njerëz që nuk zbatojnë rregullat”, -përfundoi ajo.

Bonus Video:

Loading...