Home Lajmet kryesore “Baton Haxhiu thirret në Hagë”, akuzat që rëndojnë mbi gazetarin/Baton Haxhiu e...

“Baton Haxhiu thirret në Hagë”, akuzat që rëndojnë mbi gazetarin/Baton Haxhiu e mohon se ka marrë ftesë nga Specialja, e quan ‘të çmendur’ Milaim Zekën

Publicisti dhe gazetari Milaim Zeka shkruan se Baton Haxhiu mund të ketë marrë ftesë nga gjykata Speciale dhe mund të arrestohet me akuzën e ndërhyrjes në Drejtësi për publikimin e dosjes me të dhënat për ish drejtuesit e UCK që po mbahen në Hagë.

Postimi i plotë i Zekës:

“Pas publikimeve të dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi.

Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.

Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.

Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.

Lajmi.net ka kontaktuar gazetarin dhe analistin, Baton Haxhiu i cili ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i njëjti shtoi se nuk merret me “të çmendur”, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

“Nuk merrna me të çmendur unë. S’kam nevojë të deklarohem asgjë… Nuk merrem me të çmendur unë, nuk merrem me të çmendur. E para s’kam shkru unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkru. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam çka merrem me ta”, tha Baton Haxhiu.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, apo publikimi i Zekës s’ka të bëjë aspak me të, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

“Të thash s’ka askush me më dërgu ftesë se unë skam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë”, shtoi ai

Loading...