Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19.
Viktimat janë Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion nëse viktimat kanë patur sëmundje bashkëshoqëruese.
“Me hidhërim të thellë njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjeç, i cili ndërroi jetë sot për shkak të këtij virusi të pabesë. Humbja e Fatmirit ishte një goditje e fortë dhe e papritur për fëmijët, bashkëshorten, mua, të afërmve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.
Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi.
“Me hidhërim të thellë njoftoj vdekjen e xhaxhait tim të vogël Luanit 55 vjeç, i cili ndërroi jetë sot për shkak të këtij virusi të mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas te ne pikëllim vëllezërit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkëshorten Valbona, miqtë dhe të afërmit”.
Kryebashkiaku i Klosit Ilmi Hoxha, miq dhe të afërm kanë ngushëlluar familjen.
VIDEO bonus: