Home Ballkani Gazetari i publikon videon ku ngacmon një minorene në vendin e punës/...

Gazetari i publikon videon ku ngacmon një minorene në vendin e punës/ Drejtori i televizionit në Gjirokastër: Më rrëshqiti dora

Gazetari Telnis Kuqi akuzon drejtuesin e televizionit lokal për ngacmim seksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty.

Një nga ish-koleget e mia më tregoi rrëfimin e saj por nuk e publikova se thashë nuk kam prova. Pasi një vajzë tjetër më tregoi dhe më pas më dërgoi videon vendosa ta publikoj.

Nëna e vajzës në fillim nuk e besonte që është vajza e saj. Tani ajo është në komisariat duke dorëzuar videon e plotë dhe duke denoncuar personin. Videoja është më e gjatë, duken fytyrat shumë qartë, është rreth 34 sekonda“, tregon Telnis Kuqi për “Shqipëria live”.

Vetë Aristotel Petro pranon se është ai në video por kundërshton akuzat e gazetarit. “Në atë video jam unë. Telnisi për më shumë se 10 vite po tenton të bëjë akuza ndaj meje. Kemi qenë dy herë në gjyq, ky është i treti. Në fillim na ka paditur për një lajm që publikova dhe ma kishte sjellë një gazetare nga Gjirokastra.

Ky është një kurth i ngritur nga unë në drejtim të Telnisit. Unë e kam kuptuar që në fillim që prania e asaj vajze ishte kurth“. Petro pranon që e ka bërë qëllimisht. “Isha para emisionit dhe i thashë hajde dil jashtë. Doja ta hiqja të vazhdoja punën. Varet çfarë po bisedonim, mund të më këtë rrëshqitur dora, ai nuk është ngacmim seksual“.

Video bonus:

Loading...