Home Kronika Ndalohet nga policia për kontroll, zbulohet se sapo e kishte vjedhur makinën

Ndalohet nga policia për kontroll, zbulohet se sapo e kishte vjedhur makinën

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pak orë më vonë pasi kishte vjedhur një automjet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

34-vjeçari me iniciale G.S. udhëtonte me një makinë tip Toyota dhe u ndalua për kontroll në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, të cilit iu kërkua dokumentacioni nga ana e policisë.

Por pas verifikimeve rezultoi se kjo makinë Toyota ishte vjedhur në orët e para të mëngjesit në një pikë të shitjeve të automjeteve në Shijak. Pronari i makinës, me iniciale D.P., kishte denoncim për mjetin e vjedhur.

34-vjeçari që drejtonte mjetin u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vjedhje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.

Loading...