Home Lajmet kryesore Shkrimtarja e njohur Mira Meksi vuan nga sëmundja e rëndë, familjarët apelojnë:...

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi vuan nga sëmundja e rëndë, familjarët apelojnë: Ta vaksinojnë se nuk e pranojnë për kurim jashtë

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Mira Meksi, vuan nga një sëmundje e rëndë, por nuk mund të kurohet jashtë, sepse nuk është e vaksinuar nga COVID-19, kusht për t’u pranuar në klinikën e huaj.

Familjarët e shkrimtares, apeluan që autoritetet shqiptare të mundësojnë vaksinimin e saj, për t’i shpëtuar jetën.

Në një komunikim me gazetën “Shekulli”, familjarët e shkrimtares, apeluan për ndihmë nga qeveria shqiptare: “Mira pati një ndërhyrje të vështirë nga një patologji e rëndë jashtë vendit dhe si pasojë e shqetësimeve, mjekët i thonë se duhet të shkojë sërish në një klinikë të huaj për t’u kuruar, por kanë kusht vaksinimin pasi është fatal kontakti me ambjentin e jashtëm për gjendjen që ka”.

Prej 11 janarit vaksinimi në Shqipëri është kryer për disa kategori mjekësh dhe infermierësh si dhe personalitete mbi 80 vjeç, por në mënyrë të kufizuar sepse nuk ka vaksina për më tepër.

Bonus Video:

Loading...