Home Kronika Krimi horror në Librazhd, ky është burri që vrau me sëpatë gruan...

Krimi horror në Librazhd, ky është burri që vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasditen në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Bashkëshorti, 56-vjeçar mësohet se ka vrarë me sopatë gruan dhe më pas ka vrarë veten. Viktimat janë Menderie Bici dhe Qemal Bici që më pas vari veten.

‘Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Raportohet se ne momentin e krimit fëmijët e ciftit nuk ishin të pranishëm në banesë. Me të ardhur ata kanë gjetur prindërtit pa jetë. Ende nuk dihen motivet që e shtynë burrin drejt krimit të rëndë.

Kanë dalë të tjera detaje nga krimi i rëndë në një familje në Librazhd. 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë me sëpatë gruan e tij 53-vjecaren Minevere Bici dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në në fshatin Dragostunjë. Ka qenë djali i tyre që kur u kthye në shtëpi gjeti prindërit e pajetë.

Në kushte të rënda emocionale ai kërkoi ndihmën e banorëve të fshatit. Ende mbeten mister shkaqet e këtij krimi të dyfishtë. Çifti kishte 4 fëmijë. Qemal Bici njihej si njeri i qetë dhe jo problematik në fshat.

Loading...