Home Kronika Brenda anijes së gazit drejt Skocisë, kapen 12 shqiptarë në Spanjë

Brenda anijes së gazit drejt Skocisë, kapen 12 shqiptarë në Spanjë

Policia spanjolle ka zbuluar dhe arrestuar 12 shqiptarë brenda një anije që po udhëtonte nga porti i Bilbaos në drejtim të Skocisë.

Anija brenda së cilës ishin fshehur emigrantët shqiptarë po transportonte gaz.

Dy prej tyre u zbuluan teksa anija ishte nisur, më pas u kthye në port dhe nga kontrolli rezultuan se brenda ishin edhe 10 të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që kapen shqiptarë në portin e Bilbaos, e cila është një tjetër pikë në shënjestrën e emigrantëve që e përdorin si pikë për të kaluar drejt Britanisë së Madhe./ db/Abcnews.al

Loading...
Previous articleBie meteori në Itali: “Kush e gjen bëhet i pasur”? Njerëzit vërsulen në kërkim! (VIDEO)
Next articleSekuestrohen 13 pasuritë e “Ben Qimes”, “fermeri” që njihet si bos kokaine